Aplikacion
Moderatorja e emisionit Top Story, Grida Duma është përplasur ashpër me një nga të ftuarit e saj, drejtorin e Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela.
Ndërsa diskutohej për pallatin e djegur në Tiranë, Duma i ka kërkuar llogari Lelës se pse deputetët demokratë nuk kanë shkuar pranë banorëve.
Lela e ka marrë si fyerje drejtimin e gishtit nga moderatorja dhe i është përgjigjur duke i thënë:
”Atë gishtin mos ma drejto mua, se nuk jam nxënësi yt dhe as rrogëtari yt. Atë gishtin këpute, ose fute ku të duash”, – i tha Lela gjithë nervozizëm.
Kjo qasje e agravoi situatën.
”Ti e di shumë mirë se s’ka vend. Ta drejtoj gishtin 100 herë, të nxjerr dhe jashtë sa herë të dua, për mungesë etike”, -iu përgjigj moderatorja e acaruar.
Pas kësaj Lela u largua nga studio, ndërsa moderatoja Duma e shoqëroi largimin e tij duke i thënë: “Të ikësh Lela, të ikësh që ç’ke me atë punë dhe e fut ti pastaj gishtin. Hajt, ik, dil!”
Për të parë debatin e tensionuar klikoni videon më poshtë:
https://www.instagram.com/reel/DXNFk8tgt6E/?igsh=MW03amw4Y3FkbmtsMg==
k
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës