zoom

Lajme

“Zjarri ishte paralajmëruar”/ Berisha akuza të forta: “Arlis”, kompania e Ramës dhe Veliajt

“Zjarri ishte paralajmëruar”/ Berisha akuza të forta: “Arlis”, kompania e Ramës dhe Veliajt

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në lidhje me zjarrin në pallatin “Arlis”, në zonën e spitaleve, duke bërë fajtorë direkt qeverinë dhe bashkinë. Sipas tij, godina “është pallati Rama-Veliaj”, ndërsa kompania ndërtuese “Arlis është kompania e tyre”.

Berisha deklaroi e se pronari Armand Lilo “ia mbathi dhe Edi Rama u bë avokat i tij”.

Berisha u shpreh gjithashtu se “fasada u dogj sikur të ishte me kashtë”, duke pretenduar se materiali ishte i djegshëm dhe se për të kishte ekzistuar një ekspertizë e mëparshme, e cila sipas tij “ishte dërguar në prokurori”. Ai tha se “ai pallat është ndërtuar jashtë të gjitha kushteve urbanistike” dhe se “zjarrfikësja nuk futej dot”.

“Fat i madh që shpëtuan jetët e njerëzve,” ishte një zjarr i paralajmëruar. I them Ramës, avokatit të Armand Lilos, nëse ai nuk kishte faj, përse ia mbathi, përse iku?…Meqë ti e nxjerr të pafajshëm”.

Në përfundim, ai deklaroi se “Edi Rama është fajtor, Erion Veliaj është fajtor”, duke i akuzuar ata si përgjegjës për “betonizimin e Tiranës”.

Postime të lidhura