Aplikacion
Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën “detyrim” paraqitje për 4 të arrestuarit për zjarrin që përfshiu pallatin 12-katësh, më 14 prill, në zonën “Farmacia 10” në kryeqytet.
Togat e zeza liruan nga qelia R. Sula, A. Cara, E. Ademi dhe A. Furtuna. Ata u arrestuan në datën 15 prill, nga policia, si përgjegjës për zjarrin fatal, që shkrumboi totalisht 30 apartamente.
Fillimisht zjarri u dyshua se erdhi nga marketi, që ndodhej në katin e parë të kompleksit. Por, ditën e djeshme kamerat e verifikuara nga policia, tregun se shkak për zjarrin ishte bërë pakujdesia e disa fëmijëve.
Nga zjarri mbetën të plagosur 11 persona dhe u shkrumbuan totalisht 30 apartamente.
Zoom.al/
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës