zoom

In Zoom

Carnegie Europe: Porti i Durrësit, rrezik financiar. Blerësit e apartamenteve duhet të shqetësohen

Carnegie Europe: Porti i Durrësit, rrezik financiar. Blerësit e apartamenteve duhet të shqetësohen

Një raport i “Carnegie Europe”, i publikuar më 8 dhjetor 2025, nuk e sheh Durrësin si një “rilindje bregdetare”, por si një laborator të kapitalit korroziv në Ballkanin Perëndimor. Për ata që nuk e kuptojnë, kapitali korroziv është është një term që përdoret në studimet ndërkombëtare për të përshkruar investimet e huaja që duken legjitime në sipërfaqe, por që në praktikë minojnë institucionet, shtetin ligjor dhe transparencën, duke krijuar varësi politike, ekonomike dhe mediatike.

Dhe brenda këtij laboratori, ka vetëm një kategori njerëzish që po përdoren si kavie. Ata janë qyetarët shqiptarë që kanë porositur apartamente dhe kanë vënë bast kursimet e jetës së tyre në projektin e mbrojtur aq fort nga propaganda e kryeministrit Edi Rama. 

Raporti i “Carnegie Europe” tregon se pas fasadës së zhvillimit, të trumpetuar nga Rama, fshihet një rrezik potencial financiar, përvecc një dëmi të madh mjedisor. 

Projekti është parashikuar të kushtojë 2.2 miliardë euro. Por gjysma e kapitalit fillestar prej 180 milionë eurosh është garantuar nga shteti shqiptar, ndërsa pjesa më e madhe e tij do të sigurohet nga paratë e fituara nga shitja spekulative e apartamenteve në ajër. Zoom.al ka raportuar më parë në disa artikuj investigativë mbi projektin, se kontrata ka krijuar hapësira edhe për pastrimin e parave të krimit dhe se ndërtimet do të bëhen nga paratë e atyre që kanë porositur banesa.

Raporti shpjegon se Durrësi është shembulli i pastër i kapitalit korroziv, pasi projekti mbahet në këmbë vetëm nga lekët e blerësve dhe jo nga xhepi i investitorit. Investitori, sipas kontratës, do të duhet të garantojë vetëm 180 milionë euro kapital. Pjesa tjetër, prej 2 miliardë eurosh do të sigurohet nga qytetarët që duan të blejnë apartamente. Dhe nëse projekti nuk realizohet, investitori mund të tërhiqëet duke mos humbur asgjë, pasi në kontratë nuk parashikohet që ai t’i investojë detyrimisht 180 milionë eurot e tij. Përfundimisht, ata që humbin janë qytetarët shqitparë. 

Raporti i “Carnegie Europe” e krahason projektin me skemat e ngjashme të “Eagle Hills” në rajon. 

LEXO EDHE: https://zoom.al/financial-times-porti-i-durresit-u-dha-pa-gare-pas-alabbar-fshihet-plani-i-emirateve-per-te-perhapur-ndikimin-e-tyre/

I njëjti investitor, i njëjti model, skenarë të ndryshëm

Durrësi, sipas raportit, vendoset në të njëjtën hartë me “Belgrade Waterfront” dhe projektin e dështuar për “Velika Plaža në Ulqin”. Në të tre rastet, në qendër është i njëjti emër, Eagle Hills e Mohamed Alabbar.

Në Beograd, projekti u miratua me një ligj special, që anashkaloi planin urbanistik, konsultimet publike dhe procedurat normale të prokurimit. U prishën godina natën në Savamala, një akt brutal që e ktheu një projekt luksi në simbol të kapjes së shtetit.

Në Mal të Zi, në Velika Plaža, marrëveshja me Emiratet u pezullua pas një revolte të fortë të shoqërisë civile, kryetarit të bashkisë dhe organizatave mjedisore. Projekti u ndal në letër, por negociatat vijojnë fshehurazi.

Në Durrës, skema është thuajse copy–paste, tokë publike, privilegje fiskale, mungesë tenderi të hapur, garanci shtetërore dhe një rol kyç për parapagimet nga shitja e apartamenteve.

Në këtë suazë, për shqiptarët që duan të blejnë apartamente në Portin Turistik të Durrësit, (Durrës Yachts & Marina), raporti i “Carnegie Europe” jep një panoramë të qartë se ccfarë rrezikojnë. Ashtu si në Beograd dhe Mal të Zi, investitori arab nuk ka problem të tërhiqet. Dhe riskun për humbjen e parave nuk e mban ai, por qytetarët. 

Për shqiptarët ka edhe një kosto tjetër, këtë herë jo vetëm pë rata që duan të blejnë apartamente, por për të gjithë ata që paguajnë taksa. Zhvendosja e portit tregtar drejt Porto Romanos do të behet me fonde publike, ku rreziku mjedisor dhe kostot që tejkalojnë 600 milionë euro, të cilat rëndojnë drejpërdrejtë mbi taksapaguesit. 

Durrës Yachts&Marina, mes Shqipërisë dhe BE

Bashkimi Europian tërhoqi një grant prej 28 milionë eurosh për rehabilitimin e portit ekzistues, me t’u firmosur kontrata mes qeverisë shqiptare dhe Eagle Hills. BE-ja karregulla të forta për ndihmën shtetërore, standarde për prokurimin publik, direktiva mjedisore dhe një sërë kapitujsh për sundimin e ligjit në procesin e negociatave. 

Por qeveritë, si kjo e Shqipërisë që korrupsioni po i shpërthen për sysh, apo si ajo e Serbisë dhe Malit të Zi, paraja e shpejtë sjell më shumë vota e pushtet sesa ndjekja e standardeve të BE-së. Për këtë arsye në vende të tilla qeveritë zgjedhin më parë pazaret me investitorë kontroversë sesa rregullat europiane. 

Por kritikat e njëpasnjëshme në raportet e BE-së dhe masat e vazhdueshme të Brukselit i kanë detyruar në fund qeveritë në Ballkan që të kuptojnë se nuk munden t’i anashkalojnë rregullat dhe të ccojnë përpara projekte të mëdha me partnerë që s’e kanë problem mungesën e transparencës.

Shqiptarët do të duhet t’u besojnë më shumë rregullave të BE-së dhe mënyrës së saj për të ndërtuar projekte të këtij niveli sesa propagandës që kërkon t’u marrë paratë nga xhepat e tyre për të financuar projektet. “Air Albania” që falimentoi pas 7 vjetësh operim është një shembull i qartë se si një propagandë e tillë nuk duhet besuar. 

“Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht. Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, është vetëm çështje kohe, pune, mundimi e durimi, por fjalën time s’e merr kurrë era” -deklaronte Edi Rama për të promovuar “Air Albania”. Por tani që kompanisë iu pezullua licensa, shqiptarët kanë kuptuar se nga i gjithë operacioni ka fituar vetëm Edi Rama, që përdori si taksi private një prej avionëve të “Air Albania”, të pagëzuar me emrin “Ismaili”. 

Durrësi dhe Porto Romano, dy projekte, një faturë

Një nga pikat më të forta të raportit të “Carnegie Europe” është fakti që Durrësi është i lidhur ngushtësisht me ndërtimin e portit tregtar të Porto Romanos. 

Marina e Durrësit është një projekt luksoz me kulla dhe jahtet, ku fitimi shkon tek investitori. Ndërsa Porto Romano, me kosto nga 600 deri në 800 milionë euro, do të ndërtohet kryesisht me para publike, në një zonë të kontaminuar prej dekadash.

Në letër, Porto Romano paraqitet si “port i gjelbër, high-tech, me standarde të BE-së”, por në praktikë, studimet e fizibilitetit janë të paplota dhe rreziku i dragimit të llumit toksik kërcënon lagunat, biodiversitetin, peshkimin dhe bujqësinë.

Pra, ndotja nuk largohet nga Durrësi, por thjesht zhvendoset,  Njësoj si risku financiar, pasi Marina luksoze po ndërtohet me paratë e shqiptarëve, ndërsa porti i mallrave në Porto Romano me paratë e shtetit dhe të shqiptarëve që kanë ndër mend të investojnë në apartamentet dhe hotelet e Alabbar. 

Në fund, kostot bien mbi blerësin

Në të gjithë rebus ligjesh, favoresh politike e financash, blerësit e apartamenteve janë hallka më e pambrojtur. Projekti është i varur thuajse tërëisht nga parapagimet e tyre. Pa shitje të apartamenteve, nuk ka para për ta ccuar atë përpara.

Blerësi mund të ngushëllohet me faktin se ka një kontratë, por nëse projekti dështon, ata do të duhet të përballen me gjykatat dhe sistemin e ngadaltë gjyqësor shqiptar. 

Shembujt në rajon tregojnë se projekte të tilla mun të pezullohen, si Velika Plaža, të ndryshojnë në përmasa ose në kushteapo të vazhdojnë nën një klimë të përhershme kontestimi, protestash dhe dyshimesh si Belgrade Waterfront.

Në Shqipëri, rreziku i vonesave, i ndryshimit të projektit apo i braktisjes së tij  është shumë më i lartë se sa në një vend të BE-së, ku rregullat zbatohen realisht dhe investimi kalon nëpër një filtër normal transparence dhe gare.

“Carnegie Europe” e mbyll analizën me një çështje thelbësore, duke evidentuar faktin se,  nuk është problemi që vijnë investitorë nga Emiratet, Kina apo gjetkë, por problemi është kur ata hyjnë në sisteme ku “lidhjet e shkurtra” me pushtetin janë më të lira se respektimi i rregullave.

Në kontekstin e raportit, blerësit e apartamenteve në Portin e Durrësit kanë çdo arsye të kërkojnë më shumë transparencë, më shumë garanci dhe t’i bësojnë më pa propagandës së një qeverie që po tregon se prioritet nuk ka qytetarin. 

Raporti i “Carnegie Europe” thotë se beteja është mes rregullave dhe pazareve, por paralajmëron se të rrezikuar nga humbja nuk janë ata që kanë prerë shiritat e projekteve, por ata që kanë firmosur kontrata për apartamente dhe kanë paguar një pjesë të parave. /Zoom.al

Postime të lidhura