zoom

Aktualitet

Financial Times: Projekti i Alabbar në Durrës përballet me kritika të forta

Financial Times: Projekti i Alabbar në Durrës përballet me kritika të forta

Në një artikull dedikuar manjatit emirat, Mohammed Alabbar, prestigjozja Financial Times nuk harron të përmendë kundërshtitë ndaj projektit të tij në Shqipëri.

“Projekti i Portit të Durrësit, që u dha me një tender të fshehur, po kundërshtohet fort nga opozita shqiptare. Kritikë të tjerë thonë se Emaar dhe kompanitë e tij po shpërndajnë influencën e Emirateve në vend.”

FT shkuan se “Alabbar këmbëngul se auditë të pavarur e kanë parë kontratën me Shqipërinë dhe thekson se Shqipëria nuk gjeti dot investitor tjetër të gatshëm për të zhvilluar portin”.

Bizneset e Emirateve “nuk drejtohen nga qeveria për të blerë një port nga kinezët”, këmbënguli Alabbar.

Në artikull, FT prezanton projektet e ardhshme të Alabbar, tashmë të shtrira edhe në kontinentin afrikan. 

Postime të lidhura