Aplikacion
Debati për projektin e shumëkundërshtuar në Zvërnec ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarë të ndryshëm kanë shpërthyer me kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe politikave të qeverisë lidhur me investimin në zonën e mbrojtur.
Pas protestave të organizuara ditët e fundit në Tiranë dhe në Zvërnec, rrjetet sociale janë mbushur me akuza, pakënaqësi dhe thirrje kundër projektit që shumë qytetarë e konsiderojnë si një rrezik për mjedisin, pronat publike dhe identitetin natyror të zonës.
Reagimet lidhen edhe me emigrimin e shqiptarëve dhe situatën ekonomike në vend. Qytetarët shprehen se ndërsa mijëra të rinj po largohen çdo vit drejt vendeve europiane për një jetë më të mirë, qeveria po promovon projekte që sipas tyre favorizojnë interesat e investitorëve privatë.
“Kush do e gëzojë Shqipërinë në Bashkimin Europian, indianët apo afrikanët? Apo izraelitët? Sepse shqiptarët i përzutë nëpër rrugët e botës”, shkruan një qytetar në një koment.

Në shumë prej komenteve vihet re edhe kundërshtimi ndaj mënyrës se si po lidhet integrimi europian me projektet e mëdha turistike dhe investimet strategjike. “Nëse Bashkimi Europian vjen me koston e shitjes së vendit, nuk e duam fare. Nuk duam as BE, as ty. Jep dorëheqjen”, shkruan një qytetar tjetër.

“Nuk do të lëmë ta shesësh Shqipërinë”, “Nuk futesh në Europë duke shitur vendin tënd” janë disa nga komentet e tjera.


Mes reagimeve, nuk mungojnë as ata që këtë ngjarje në Zvërnec e konsiderojnë si fundin e Edi Ramës në pushtet.
“O Rame s’ka më pushtet, do bjerësh shumë shpejt, me këtë që bëre e mbushe kupën”, shkruan një qytetar.


Ndërkohë, protesta kundër projektit pritet të vijojë edhe sot. / Zoom.al
Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, Aurela Gaçe me lot në sy: Do e mbaj premtimin