zoom

Lajme

Protesta për Zvërnecin, dalje e pazakontë e Ramës: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Protesta për Zvërnecin, dalje e pazakontë e Ramës: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Kryeministri Edi Rama foli sërish sot mbi protestat e zhvilluara që kundërshtojnë projektin në Zvërnec, në një dalje të pazakontë për mediat pas mbledhjes së qeverisë.

Duke konsideruar zhvillim pozitiv lirimin e llogarive bankare të miliarderëve nga Katari, Rama tha se SPAK po mban pezull procesin e kalimit të parave nga blerësi tek shitësi.

“Kam dalë për një arsye tjetër që nuk ka të bëjë me mbledhjen e qeverisë por me një zhvillim pozitiv lidhur me procesin e verifikimit të transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec. Me sqarimin e plotë dhe përfundimtar të origjinës së fondeve të kaluara përmes bankës dhe clirimin përfundimtar të investitorëve që tanimë janë edhe pronar. SPAK ka vendosur të mbajë të ngrira fondet pa i lënë të kalojnë të shitësi, për të cilin ka një proces hetimor, kjo në këndvështrimin tim është pozititive për këdo që pretendon pronë në atë territor. Çështja e origjinës së pronës do mbulohet nga një hetim i pavarur përmes SPAK. Rezultati do jetë i padiskutueshëm nga pikëpamja ligjore nga pikëpamja e prentedimeve do i japë fund cdo spekulimi. Nëse shitësi ka origjinë legjitime të pronës do marrë paratë në të kundërt do i mbeten Republikës së Shqipërisë dhe do përdoren për cilind që do pretendojë se pretendimin për pronën e ka të bazuar,” tha Rama.

Duke komentuar protestat, edhe njëherë tha se është i vendosur që të vijojë projektin që ka nisur në Zvërnec. Tha se është i vendosur në “instikamin” që e ka vënë populli shqiptar.

“Ky është një film i vjetër, sepse këtu nuk ka asgjë të re. Asgjë nuk më lëviz mua nga instikami që ma kanë vendosur shqiptarët. Unë mëshiroj vullnetin e së paku 800 mijë shqiptarëve. Kush dëshiron të flas për faktin sesi rrezikohet mjedisi, mund të bisedojë me mua. Por ata që më shajnë mua nga njerëzit e shtëpisë, ata janë subjekt vetëm për Zotin, nuk janë subjekt për mua. Ata më ngjajnë mua me ata të Agimit të Artë, janë komplet të çartur. Kjo luftë do mbarojë dhe çdokush do marrë atë që i takon. Shqipëria do marrë atë që i takon, duke rritur ekonominë e vendit. Resortet luksoze sjellin të ardhura për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Rama.

Postime të lidhura