zoom

Aktualitet

Dita e katërt e protestës me tensione/ Protestuesit fitojnë “territor”, shkojnë para Kryeministrisë

Dita e katërt e protestës me tensione/ Protestuesit fitojnë “territor”, shkojnë para Kryeministrisë

Dita e katërt e protestës për Zvërnecin ka sjellë përplasje mes qytetarëve dhe policisë.

Kjo për shkak të masave të vendosura në bulevardin Dëshmorët e Kombit në kuadër të ndeshjes së kombëtares shqiptare me atë të Izraelit që mbahet np stadiumin Air Albania.

Megjitharë, qytetarët kanë çarë kordonin e policisë të vendosur përpara Kryeministrisë.

Gjithashtu përplasja ka agravuar më vonë, me policinë që ka hedhur ujë për të shpërndarë turmën.

Me pankarta në duar dhe nën thirrjet “Rama burg, Berisha burg”, mijëra protestues kanë mbërritur te Kryeministria, duke çarë dhe kordonin metalik të vendosur nga Policia te Ura e Lanës.

Postime të lidhura