zoom

Aktualitet

Protestat për Zvërnecin/ Rama ankohet në CNN: Shqipëria është nën sulm hybrid nga konkurenca

Protestat për Zvërnecin/ Rama ankohet në CNN: Shqipëria është nën sulm hybrid nga konkurenca

Kryeministri Edi Rama është duke dhënë një intrvistë për prestigjozen ndërkombëtare, CNN rreth protestave që kanë shpërthyer në vend dhe planeve për zhvillimin e ishullit të Sazanit dhe zonës së Zvërnecit.


Kreu i qeverisë ka deklaruar se Shqipëria është në sulm hybrid sipas tij nga konkurentë që nu ki duan të mirën.

“Së pari, ju falënderoj që më jepni këtë mundësi, sepse duhet të them se është vërtet mbresëlënëse të ndiesh peshën e lajmeve të rreme që vijnë edhe nga media që, në sytë e mi, janë shumë të respektuara.
Dhe vetëm për të saktësuar, ju thatë protesta në të gjithë Shqipërinë. Kjo është e rreme. Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë. Ka një protestë në kryeqytet.
Ne jemi në një luftë hibride. Shqipëria është nën sulm nga armiq që i njohim shumë mirë. Është nën sulm nga konkurrenca shumë e fortë në pjesën tonë të Mesdheut. Është nën sulm nga mijëra e qindra mijëra profile të rreme (bots) që janë krijuar për të shkaktuar gjithë këtë stuhi.
Dhe sigurisht, në këtë protestë ka njerëz me qëllime të mira, të rinj që në përgjithësi janë të interesuar për mjedisin, por që janë keqinformuar në masë të madhe.
Nuk ekziston diçka e tillë si “ishulli i familjes Trump”. Nuk ekziston diçka e tillë si familja e presidentit amerikan që po merr nën kontroll zonat e mbrojtura me flamingo.”- tha Rama.

Postime të lidhura