Aplikacion
Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin Noizy, ka reaguar ashpër ndaj protestuesve që kundërshtojnë projektin e planifikuar në zonën e Zvërnecit, duke shkaktuar debat në rrjetet sociale.
Në një postim në Instagram, i cili më pas është fshirë, artisti ka përdorur një gjuhë të rëndë ndaj protestuesve, duke i kritikuar për qëndrimin e tyre dhe mënyrën si po e interpretojnë çështjen e projektit.
Sipas Noizyt, askush nuk po “e shet Shqipërinë”, ndërsa ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos ushqejnë teori të ekzagjeruara dhe të marrin pjesë në protesta nëse janë të pakënaqur.
Reperi solli si shembull edhe blerjen e pronave nga shtetas të huaj në qytete si Durrësi, duke argumentuar se investimet e huaja nuk përbëjnë rrezik për vendin.
“Na keni rrujt lesht… Kush do ndryshim, dilni në protestë, mos na bëni si moralistë shumë se na keni ça k***. Nuk është duke e shitur njeri Shqipërinë, rrini të qetë. Unë njoh shumë polakë, rusë, grekë, gjermanë e austriakë që kanë blerë toka, shtëpi e prona në Durrës. E çfarë do të thotë kjo?
Tashmë e dini që ka protestë. Dilni aty dhe mbylleni gojën. Kush ka prona atje dhe kujtime me atë vend, le të dalë në protestë. Unë nuk u besoj përrallave që po shitet Shqipëria te Izraeli, prandaj nuk dal në protestë dhe as kam ndërmend të dal. Madje, unë jam pro investimit gjigand për Shqipërinë”, u shpreh Noizy.

Pas publikimit, postimi i reperit është fshirë nga llogaria e tij në rrjetet sociale.
Protesta sot hyn në ditën e saj të pestë, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen deri në anulimin e projketit dhe në dorëheqjen e Edi Ramës./ Zoom.al