Aplikacion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama në një akt përçarës ka planifikuar që nesër të organizojë në Vlorë një antimitgin.
Lideri i opozitës tha se punonjësve të administratës në Jug të vendit iu ka shkuar një mesazh për të marrë pjesë nesër në takim me kryeministrin.
“Denoncoj me forcën më të madhe vendimin e kreut të Meduzës, kreut të organizatës kriminale për të organizuar nesër në Vlorë anti-mitungun e turpshëm të historisë. Ju paralajmëroj se antimitingjet tuaja nuk do të tolerohen, do të marrin atë përgjigje që do të mjeroheni me të. A ka akt më të turpshëm të marrësh nënpunësit dhe të dalësh në anti-miting ndaj protestës qytetare. A ka akt më përçarës? Hiqni dorë, anulojeni. Keni dërguar mesazh te të gjithë punonjësit e të gjithë Jugut, njësoj si Ramiz Alia që donte të shpallte Republikën e Vlorës me vullnetarët e Enverit. Tani janë vullnetarët e Edit”, tha Berisha.
“Dënoj edhe dhunën ndaj qytetarëve në protestë. Është fashiste, staliniste praktika e anti-mitingjeve. Kam publikuar mesazhet që keni nisur në administratë”.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu thye Berishës, ndërsa komentoi se nuk do të ketë antimiting në Vlorë, por ditëlindja e 35 e socialistëve. Ai tha se Berishën nuk mund ta ftonin dot.
Duke u ndalur te projekti për Zvërnecin, Balla tha se ai projekt do të realizohet.
“Ju nuk mund të jeni i ftuar në ditëlindjen e PS as në Vlorë. Ju kemi mundur 15 herë. Me Edi Ramën ju kemi mundur 8 herë rresht. Do të ju mundim edhe në 2029, ndaj diversionin tënd se kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje…Popullii Vlorës është kryeqyteti i PS, për Artur Shehun pyet këtë… Merreni me qetësi, sicc ju kemi mundur, do vazhdojmë t’ju mundim. Bëni mirë që të vini mend se nuk po ju kupton askush. Zotëria del dhe thotë; mbështesim investimin. Gjë që tregon kulturë shtetërorë. Sa i përket investimit në Zvërnec, ai investim do të realizohet pasi Shqipëria nuk e ka shansin dhe luksin të humbasë këtë investim. Është investim strategjik, do ta vendosë Shqipërinë në ligën e Kampioneve të Turizmit. Ata që dalin kundër investimit, janë kundër Shqipërisë. Pusho ti pusho (I drejtohet Zhupës), se sa të vij te ty unë…”, tha Balla.