Aplikacion
Edi Rama po synon të demostrojë sot, në takimin për 35 -vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste, forcën e numrave përballë protestës së dhjetra mijëra qytetarëve që po qëndrojnë prej afro 2 javësh poshtë zyrës së tij.
Në takimi që do të mbahet në orën 17:00 pak metra larg protestës, Rama synon të mbushë gjithë sheshin “Nënë Tereza” për t’u treguar shqiptarëve dhe mediave ndërkombëtare që janë transferuar në Tiranë se ai gëzon mbështetje më të madhe sesa grupi që i kërkon të largohet.
Për këtë arsye Patia Socialiste në qendër dhe rrethe po u kërkon me ngulm dhe me forma presioni të gjithë të punësuarve në administratë apo nëpër bashki që të jenë prezent në miting.
Një sms u publikua dy ditë më parë nga aktivistët që po frymëzojnë protestën kundër qeverisë. Ndërsa dje dhe sot Zoom.al ka marrë me dhjetra mesazhe të punonjësve të administratës dhe të bashkive që denoncojnë presionin që po u bëhet.
Telefonata e SMS-të po u vijnë jo vetëm nga eprorët e tyre në punë, por edhe nga krerët e PS në rrethe.

Sipas raportimeve rezulton se me mijëra punonjës janë bombarduar me mesazhe dhe telefonata që përmbajnë një urdhër të qartë dhe të prerë, që të braktisin detyrën zyrtare, të udhëtojnë drejt Tiranës dhe të mbushin sheshin për të krijuar iluzionin e një mbështetjeje popullore që në të vërtetë nuk ekziston.
Mesazhet e brendshme të rrjedhura nga organizatorët e Rilindjes, ku urdhërohet rekrutimi i “entuziastëve” me listë për të duartrokitur fjalimet e Kryeministrit, tregojnë se regjimi i Edi Ramës po kërkon me ngulm të tregojë një adhurim artificial, pasi ka parë që, ndryshe nga sa ka qenë i bindur, populli nuk e do.
Udhëzimet që u zbuluan edhe nga SMS-të e drejtuesve lokalë, për të vendosur roje te hyrja për “identifikim”, për ndarje me harta të zonave dhe urdhri i prerë që “të mos çohen e na ikin në mes të evenimentit”, tregojnë se punonjësit publikë po trajtohen si skllevër politikë, në shërbim të një pushteti që po sheh fundin më afër se kurrë më parë. /Zoom.al