zoom

Lajme

Dalin mesazhet nga grupi parlamentar i PS-së për takimin në Vlorë, Gonxhja: Shqipot i kemi në damar revolte!

Dalin mesazhet nga grupi parlamentar i PS-së  për takimin në Vlorë, Gonxhja: Shqipot i kemi në damar revolte!

Socialistët janë duke u përgatitur për “antimitingun” e tyre në qytetin e Vlorës, pasditen e 5 qershorit

Në media janë publikuar mesazhet nga Whatsapp-i i grupit Parlamentar të Socialistëve ku Taulant Balla i bën thirrje deputetëve që të mobilizojnë “shokë dhe shoqe” për takimin e Vlorës.

“Sot 35 vjetori i PS Vlorë, ora 19-21, sheshi i Flamurit. Kush mundet, bashkë me shoqe dhe shokë të tjerë partie,” shkruan Balla.

Dalin mesazhet nga grupi parlamentar/ Socialistët mobilizohen për

Por mes socialistëve ka dhe të habitur nga protesta. Blendi Gonxhja është njëri prej tyre, i cili vëren se në koncertin e dj-it më famë botërore, Black Coffe, në Liqenin Artificiale, shumica janë të huaj se shqiptarët janë në protestë.

“Surreale komplet. Protestë pastaj party. Gati 20 mijë vetë tek Black Coffe tani, por shumë turistë, shqipot i kemi në damar revolte,” shkruan Gonxhja pas mesnatës së djeshme.

Postime të lidhura