zoom

Aktualitet

Goditja e grupit kriminal, në kërkim pronari i “Top Seven”! SPAK i sekuestron mjetet luksoze

Goditja e grupit kriminal, në kërkim pronari i “Top Seven”! SPAK i sekuestron mjetet luksoze

Orgest Birçaj, i njohur si pronar i kompanisë së automjeteve luksoze “Top Seven”, është mes biznesmenë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të zhvilluar nga SPAK, ku u godit një grupi të strukturuar kriminal i dyshuar për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.

SPAK ka sekuestruar gjithashtu automjetet luksoze në pronësi të kompanisë “Top Seven”, pasi dyshohet se ato lidhen me veprimtari të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Operacioni është pjesë e një hetimi të gjerë që synon goditjen e një rrjeti kriminal të dyshuar për trafik droge dhe legalizim të të ardhurave të përfituara nga aktivitetet e paligjshme. Në kuadër të tij, Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 20 masa sigurie, një pjesë e të cilave janë ekzekutuar, ndërsa aksioni vijon ende në disa zona të vendit.

Më herët u raportua se në pranga ka rënë edhe biznesmeni Orest Sota, ndërsa masa e sigurisë “arrest me burg” është caktuar edhe për biznesmenët Artur Shehu dhe Ilir Shtufi, të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë./Zoom.al

Postime të lidhura