Aplikacion
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama përdori uja ndaj protestuesve paqësorë, të cilët protestonin kundër projektit të Zvërnecit.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se foshnjet e pranishme në protestë u goditën me topa uji.
“Qëndrimin stalinist të Edi Ramës për të organizuar antimitig në Vlorë çka përbën një akt të shëmtuar kriminal, kriminal. Ndaj dhe merrni masa të anuloni kundërmitingun. Po garantoj shërbëtorët e qeverisë se kurrë, kurrë asnjë forcë në botë nuk mposht dot këtë opozitë o mjeranë. Dhe se opozita e opozitës është shërbëtorja më e shpifur e qeverisë, është loja e ndyrë e Edi Ramës.
Harroi kush se ne do pajtohemi me aktet e Edi Ramës, me epitetet e tipit të Spiro Kolekës e Enver Hoxhës, xhelatit Rama që u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që përdor kundër nënave me fëmijë? Po, po e gjuajti foshnjën në karrocë, nuk e patë ju? Prandaj dhe, sepse partia e krimit ju ka vënë një fasho përpara. Prandaj të parat që do të ngriheshin sot këtu. Pra këto janë të gjitha, nuk ka asgjë që mund të devijojë këtë forcë politike, asgjë. Qëndron dhe do qëndrojë e palëkundur në parime.”