Aplikacion
Në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë dhe pakënaqësitë e qytetarëve janë shtuar në hapësirën publike, kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një hap që ka tërhequr vëmendjen: kufizimin e komenteve në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.
Në postimet e fundit të tij, është vënë re se komentet janë reduktuar ose mbyllur plotësisht në disa raste, duke penguar reagimet e drejtpërdrejta të qytetarëve që kanë shprehur kritika ndaj kryeministrit dhe qeverisë që ai drejton.




Përballë një klime të tensionuar politike, ku mijëra qytetarë kanë dalë në protesta duke kërkuar ndryshime dhe përgjegjësi nga mazhoranca, kufizimi i komunikimit në rrjetet sociale duket si një përpjekje e Ramës për t’iu shmangur përballjes me pakënaqësinë në rritje dhe me valën e komenteve negative që kanë shoqëruar publikimet e tij të fundit.
Rrjetet sociale kanë qenë një nga hapësirat kryesore ku qytetarët kanë shprehur qëndrimet e tyre ndaj vendimeve të qeverisë, ndërsa në ditët e fundit profili i Ramës është përballur me një numër të madh komentesh kritikuese, ku nuk qytetarët i vinin në pah keqqeverisjen dhe i kërkonin dorëheqjen./ Zoom.al