zoom

Aktualitet

Rama lë nam! Publikon videon qesharake, qytetarët e masakrojnë me komente

Rama lë nam! Publikon videon qesharake, qytetarët e masakrojnë me komente

Teksa mijëra qytetarë po mbushin kryeqytetin prej 22 ditësh duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, një protestë dukshëm e paqtë dhe miqësore ndaj mjedisit (kujtoni videot ku qytetarët shfaqen duke pastruar vetë sheshin), kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar një video ku tenton të shfaqë të kundërtën.

Në videon e shpërndarë në Facebook, Rama shkruan se protesta “nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, duke e fokusuar mesazhin te disa shishe plastike të mbetura në shesh dhe punonjësit e pastrimit duke i hequr. Por reagimi i qytetarëve ka qenë i ashpër dhe i menjëhershëm.

Nën postimin e kryeministrit kanë vërshuar qindra komente kritike, ku shumë qytetarë i kujtojnë se në protestë kanë marrë pjesë dhjetëra e qindra mijëra njerëz dhe se numri i mbetjeve të shfaqura në video është i papërfillshëm krahasuar me pjesëmarrjen masive.

“8 bidona, 200 mijë protestues. It’s not that bad, try something else”, shkruan një komentues, duke ironizuar përpjekjen e kryeministrit për të sulmuar protestën. Një tjetër thekson se “afro 200 mijë protestues dhe paske gjetur 25 shishe”, duke e konsideruar këtë si provë të qytetarisë dhe kujdesit të treguar nga pjesëmarrësit.

Nuk kanë munguar as komentet që i kujtojnë Ramës problemet e shumta me të cilat përballen qytetarët çdo ditë. “Të flasësh ti për pastërti është për të ulëritur. E ke parë kryeqytetin dhe qytetet sesi e fillojnë ditën? Me pluhur, rrugë të prishura, erë fekalesh, gropa pafund dhe lumenj të ndotur”, shkruan një qytetare, duke e akuzuar kryeministrin se po përpiqet të prishë imazhin e protestuesve për disa shishe plastike.

Një tjetër komentues i kujton Ramës: “Harrove shpejt 21 janarin kur dogje qytetin”, shkruan ai

Postime të lidhura