zoom

Aktualitet

Qëndruan gjatë natës para Kryeministrisë, procedohen penalisht protestuesit

Qëndruan gjatë natës para Kryeministrisë, procedohen penalisht protestuesit

Nëntë persona janë proceduar penalisht pasi qëndruan përpara Kryeministrisë edhe pas përfundimit të protestës së zhvilluar mbrëmjen e 20 qershorit.

Sipas bluve, të proceduar janë protestuesit ke iniciale Sh. G., 32 vjeç, A. G., 56 vjeç, A. B., 25 vjeç, V. K., 28 vjeç, G. K., 30 vjeçe, A. K., 43 vjeç, E. S., 36 vjeç, A. K., 34 vjeç dhe R. Sh., 22 vjeç.

Pas përfundimit të tubimit rreth orës 22:00, ata kanë vijuar qëndrimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sipas policisë, duke penguar qarkullimin e automjeteve dhe duke prishur qetësinë publike.

Ata akuzohen se kanë tejkaluar orarin e njoftuar për zhvillimin e protestës dhe kanë zaptuar hapësira publike duke vendosur karrige metalike dhe sende të tjera në bulevard. Sipas autoriteteve, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve për lirimin e hapësirës së zënë dhe respektimin e ligjit, ata kanë refuzuar të largohen.

Ndërkohë, vijojnë verifikimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”.

Postime të lidhura