Aplikacion
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të diel në plazhin e Durrësit, ku një 11-vjeçar nga Tirana humbi jetën pasi u mbyt teksa po lahej në det.
Sipas dëshmitares, i mituri është vënë re fillimisht nga një pushues, teksa trupi i tij qëndronte pa lëvizur.
“Një burrë e ka parë mbi det pa lëvizur dhe aty është kuptuar që diçka nuk shkonte”, rrëfen ajo, duke shtuar: “O Zot ishte e tmerrshme, djali ishte në klasë të 5, ishte në plazh me motrën dhe mamin.”
Sipas saj, në ato çaste nëna e fëmijës është tronditur rëndë, ndërsa motra ka shpërthyer në lot dhe ka tentuar të kontaktojë familjarët për ndihmë.
“Jemi tronditur, nënës i ra një moment të fikët, motra qante me të madhe dhe thërriste babain në telefon për ndihmë,” – shprehet dëshmitarja.
Pas nxjerrjes nga uji, menjëherë në ndihmë ka ndërhyrë një mjeke që ndodhej në zonë, e cila ka tentuar për minuta të tëra ta mbajë në jetë.
“Një doktoreshë i ka dhënë ndihmë për 15 minuta pa ndalesë, nxirrte shkumë nga goja,” – tregon ajo.
Dëshmitarja ngre gjithashtu shqetësime për sigurinë në zonë, duke thënë se rojet e kullës së vrojtimit nuk ishin të pozicionuara siç duhet në momentin e ngjarjes.
“Kulla e vrojtimit këtu është bosh, disa persona qëndrojnë, por rrijnë nga mbrapa ku ka hije,” – shton ajo për JOQ.
Mesazhi i plotë:
Ambulanca 19 minuta pas telefonates time ka ardhur, nderkohe goca qe mu pergjigj me tha qe ishin njoftuar dhe ishte nisur. O zot ishte e tmerrshme, djali ishte në klase e 5, ishte në plazh me motren e mamin.
Cadra tij ishte nga zona e Tropikalit, nderkohe eshte nxjerre tek zona e Kavalishences, tek policia ,e ka pare nje burre qe ishte mbi det pa levizur dhe aty e ka kuptuar qe ka dicka qe nuk shkon. Nje doktoreshe i ka dhene ndihme per 15 minuta pa ndalese , nxirrte shkume nga goja.
Kulla vrojtimit eshte bosh ketu te Kavishenca, dmth jane ca cuna qe rrine, por rrine nga mbrapa kulles ku bie hija. Por edhe pergjegjesia e prinderve duhet te jete maksimale por ca te bejme. Jemi tronditur, nenes i ra nje moment te fiket, motra qante me te madhe dhe merrte babin dhe te tjere ne tel qe u kerkonte ndihme atyre nga tel duke ulerit me te madhe. Sdi si ta pershkruaj. Kush ka mundur i ka dhene ndihme, te tjeret jane luturrrr te shpetonteeee