zoom

Aktualitet

“Hipokrite, e cekët”, Blendi Gonxhja përplaset me Enxhi Nasufin për koncertin. Më pas fshin komentin

“Hipokrite, e cekët”, Blendi Gonxhja përplaset me Enxhi Nasufin për koncertin. Më pas fshin komentin

Debati për koncertin e Kanye West në Tiranë ka sjellë një përplasje publike mes ministrit të Ekonomisë, Blendi Gonxhja, dhe artistes Enxhi Nasufi.

Përplasja nisi pas një reagimi të këngëtares, e cila ngriti pikëpyetje mbi përdorimin e fondeve publike për organizimin e koncertit, duke e lidhur këtë shpenzim me problematika të tjera sociale me të cilat përballet vendi.

Nasufi kritikoi faktin që miliona euro janë përdorur për një event argëtues, ndërsa sipas saj, ende ka qytetarë që presin zgjidhje për çështje të rëndësishme si strehimi pas tërmetit, përballimi i emergjencave natyrore dhe probleme të tjera sociale.

Reagimi i saj solli një përgjigje të drejtpërdrejtë nga ministri Gonxhja, i cili në një koment në rrjetet sociale e cilësoi qëndrimin e artistes si “hipokrit” dhe “të cekët”. Ministri mbrojti organizimin e koncertit, duke argumentuar se investimet në aktivitete të tilla kanë ndikim në imazhin e vendit dhe në turizëm.

Gonxhja theksoi se koncerti u ndoq nga dhjetëra mijëra persona, përfshirë edhe shumë vizitorë të huaj, duke e konsideruar eventin si një mundësi promovimi për Shqipërinë.

Megjithatë, komenti i ministrit u fshi më pas nga rrjeti social, duke sjellë reagime të reja nga këngëtarja.

Përmes disa postimeve në InstaStory, Enxhi Nasufi kritikoi mënyrën e reagimit të një zyrtari të lartë, duke thënë se një ministër duhet të tregojë përgjegjësi dhe maturi ndaj qytetarëve, edhe kur përballet me kritika./ Zoom.al

Postime të lidhura