Aplikacion
Ish-deputetja Ann Widdecombe u sulmua 24 orë para se të gjendej e vdekur në banesën e saj.
Ndërkohë një 26-vjeçar i arrestuar nën dyshimin për vrasjen ish-ligjvënëses britanike,
u lirua dhe nuk është më pjesë e hetimit.
Zyrtarët kanë dyshime se 78-vjeçarja, e cila ishte edhe prezantuese televizive, u sulmua të mërkurën rreth orës 11:30, një ditë para se të gjendej e pajetë me lëndime të rënda.
Policia tha se nuk kishte gjetur prova se vrasja ishte e lidhur me terrorizëm apo e motivuar politikisht.
Ata dyshojnë se autori është mashkull dhe se nuk kishte rrezik për publikun. Ann Widdecombe kandidoi për Partinë Brexit të Nigel Farage në Zgjedhjet Europiane në prill 2019, nëntë vjet pasi ajo pushoi së qeni deputete konservatore.
Ajo u zgjodh anëtare e Parlamentit Europian (MEP) një muaj më vonë, duke deklaruar se donte një “Brexit të pastër”.
