zoom

Aktualitet

E rëndë në Kolonjë, vdes 36-vjeçari! I ra sipër një nga trupat e drurit gjatë ngarkimit të mjetit

E rëndë në Kolonjë, vdes 36-vjeçari! I ra sipër një nga trupat e drurit gjatë ngarkimit të mjetit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolonjë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën gjatë ngarkimit të trupave të drurit në një subjekt privat.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte banues në Pogradec dhe punonte në një subjekt privat të licencuar për përpunimin e drurit. Mësohet se gjatë ditës së sotme ai kishte shkuar në zonën e fshatit Kurtesh, në Kolonjë, për të ngarkuar trupa druri.

Gjatë procesit të ngarkimit, një prej trupave të drurit është shkëputur dhe e ka zënë poshtë 36-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale.