zoom

Aktualitet

Parashikimi i motit, 11 korrik 2026

Parashikimi i motit, 11 korrik 2026

Moti i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë territorin shqiptar përgjatë gjithë paradites, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe në vijim priten kalime vranësirash të lehta nëpër territor, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat e thella malore.

Megjithatë, nuk priten reshje.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që mbrëmja dhe nata të vazhdojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje, duke luhatur vlerat ditore nga 14°C, temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës, deri në 37°C, vlera maksimale e cila do të shënohet në qarqet Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi mbi 30 km/h, nga drejtimi kryesisht jugperëndimor. Për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.