zoom

Aktualitet

Banesa iu përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari në Korçë

Banesa iu përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari në Korçë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Korçës, ku një 72-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga një zjarr që përfshiu banesën e tij.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 15:45, në lagjen nr. 15 të Korçës, dyshohet se ka rënë zjarr në apartamentin e viktimës me iniciale U. H., i cili ndodhej në katin e parë të një pallati.

Si pasojë e asfiksisë së shkaktuar nga zjarri, 72-vjeçari ka ndërruar jetë brenda banesës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve të pallatit.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e rënies së zjarrit.