zoom

Aktualitet

18-vjeçarja gjermane denoncon për dhunl seksuale të riun shqiptar në Itali: Po pinim bashkë dhe…

18-vjeçarja gjermane denoncon për dhunl seksuale të riun shqiptar në Itali: Po pinim bashkë dhe…

Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare është vendosur nën hetim nga Prokuroria e Riminisë në Itali, pas një denoncimi të bërë nga një turiste gjermane 18-vjeçare, e cila pretendon se është dhunuar seksualisht gjatë pushimeve të saj në bregdetin italian.

Sipas mediave lokale, ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë fundjavës së parë të muajit korrik në zonën turistike të Riminisë. E reja gjermane kishte mbërritur në Itali së bashku me dy shoqet e saj, ndërsa gjatë qëndrimit kishte njohur 21-vjeçarin, i cili jeton prej disa vitesh në Itali.

Sipas rindërtimit të bërë nga autoritetet, të rinjtë kishin kaluar mbrëmjen në një lokal nate në Rimini, ku kishin konsumuar edhe pije alkoolike. Më pas, grupi ishte zhvendosur drejt plazhit.

Në dëshminë e saj para policisë, 18-vjeçarja ka deklaruar se në një moment ishte larguar nga grupi së bashku me të riun dhe se më pas ai dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj. Ajo ka pretenduar se nuk kishte qenë në gjendje të kundërshtonte për shkak të gjendjes së saj pas konsumimit të alkoolit.

Pas ngjarjes, vajza është paraqitur në komisariatin e policisë në Rimini, ku ka depozituar kallëzimin. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar saktësisht çfarë ka ndodhur gjatë asaj nate.

Nga ana tjetër, 21-vjeçari i ka mohuar akuzat përmes avokatit të tij, Massimiliano Orrù. Ai pretendon se mes tyre ka pasur vetëm afërsi të pranuar nga të dyja palët dhe se nuk ka pasur asnjë veprim të detyruar.

Avokati ka deklaruar se klienti i tij është i bindur për pafajësinë dhe ka bashkëpunuar me autoritetet, duke vënë në dispozicion edhe materiale për ekzaminimet e nevojshme./ Zoom.al

Postime të lidhura