Aplikacion
Postimi i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, për shpalljen e fituesit të tenderit të rrugës Milot–Balldren, është shoqëruar me një valë komentesh kritike dhe reagimesh të ashpra nga qytetarët në rrjetet sociale.
Ndërsa ministri publikoi njoftimin për projektin infrastrukturor, vëmendjen më të madhe nuk e mori tenderi, por komentet e shumta që lidhen me situatën politike në vend dhe protestat e ditëve të fundit për projektin në Zvërnec.
Në reagimet e tyre, shumë komentues kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur zemërimin qytetar me tensionet e krijuara pas përplasjes mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në zonën e Zvërnecit.
“Paraqitu në Parlament o Edvin”, “Nga ti duam vetëm dorëheqjen”, “Çdo ditë do të jemi më shumë” dhe “Shqipëria është e shqiptarëve”, janë disa prej komenteve të publikuara në postimin e ministrit.
Të tjerë paralajmëruan qeverinë se protestat nuk do të shuhen, por do të zgjerohen edhe më shumë në numër sepse gjatë sezonit veror pritet t’u bashkohen edhe emigrantë të kthyer në Shqipëri.
Ndërkohë që qeveria ka mbrojtur projektin, duke e cilësuar si një investim strategjik për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës, qytetarët kanë njoftuar se do të jenë sërish në shesh, në ditën e gjashtë të protestës.
Disa nga komentet:



