zoom

Aktualitet

Gazetari italian i zë “pritë” Ramës në Vlorë: Nuk mendon se i gjunjëzohesh pak liderëve të huaj?!

Gazetari italian i zë “pritë” Ramës në Vlorë: Nuk mendon se i gjunjëzohesh pak liderëve të huaj?!

Teksa ndodhej në Vlorë, pasditen e kësaj të premte, Edi Rama u zu në “pritë” nga një gazetar italian.

I pyetur nëse protestat mund të ndikojnë te investitorët e huaj dhe klima e biznesit në vend, Rama u përgjigj se Shqipëria mbetet një vend demokratik ku jeta dhe puna vazhdojnë normalisht.

Gjatë bisedës, kryeministri u pyet edhe për raportet e tij me liderët perëndimorë dhe nëse po tregohet tepër i nënshtruar ndaj tyre. Rama iu përgjigj me ironi pyetjes, duke deklaruar: “Në gjunjë i ulem Melonit”.

Kur u pyet nëse e njëjta gjë vlen edhe për presidentin amerikan Donald Trump, kreu i qeverisë u përgjigj: “Më ke parë ndonjëherë t’i ulem në gjunjë? Jo”.

https://www.instagram.com/reel/DZNwGUauhPH/?igsh=MTVjbjJoanptNHUyYg==

Postime të lidhura