zoom

Aktualitet

“Po kur thonë 5 kushte…”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj katër të tjerat?

“Po kur thonë 5 kushte…”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj katër të tjerat?

Tekasa u takua me banorët e Zvërnecit në Vlorë, kryeministri Rama nuk i ndali ironitë ndaj protestiesve në Tiranë.

Duke folur për kushtet që i janë vendosur, Rama u shpreh: “Po kur thonë 5 kushte: ‘Jep dorëheqjen’. Po mirë po jap dorëheqjen, katër të tjerat si do i bëj? Është e sigurt që në të gjithë procesin, ne kemi qenë shumë strikt. Është thënë se investimi është 27 mln euro. I janë referuar një leje që është kthyer mbrapsht”, tha Rama.

Ndërkohë në Tiranë janë mbledhur sërish mijëra qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, anulimin e planeve të zhvillimit në Zvërnec dhe Sazan si dhe një sërë kërkesash të tjera sociale.

Njëkohësisht protesta po mbahen edhe në Korçë dhe Durrës.

Postime të lidhura