Aplikacion
Prokurorët shqiptarë të antikorrupsionit po hetojnë ndryshimet në statusin e mbrojtur të një ligate bregdetare, ku një projekt resorti luksoz i lidhur me Jared Kushner—dhëndrin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump—ka nxitur kundërshtime mjedisore dhe protesta, sipas Politico.
SPAK, Zyra e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, ka hapur një hetim mbi ndryshimet e bëra në statusin e peizazhit të mbrojtur të Vjosë-Nartës në Zvërnec, raportoi Politico. Zona e ligatës bregdetare është shtëpia e flamingove, fokës monake të Mesdheut dhe vendeve të folezimit të breshkave të detit, shkruan Politico.
Në vitin 2024, Kushner diskutoi publikisht planet e firmës së tij, Affinity Partners, për të zhvilluar projekte të turizmit luksoz në Shqipëri, përfshirë zonën e Zvërnecit. Në fillim të këtij viti, ai vizitoi zonën së bashku me bashkëshorten e tij, Ivanka Trump.
Kryeministri shqiptar Edi Rama konfirmoi së fundmi për Politico se bisedimet po vazhdonin mes qeverisë dhe Kushnerit për këtë marrëveshje, e cila pritet të përfshijë rreth 10,000 dhoma hoteli dhe vila.
KRYEQYTETI TRONDITET NGA PROTESTA TË DHUNSHME, NDËRSA HETIMI PËR KORRUPSIONIN E QEVERISË NXIT TRAZIRA
“Unë dua ta bëj Shqipërinë një vend që të jetë një destinacion për t’u lakmuar në rajon, dhe ky projekt është pjesë e kësaj përpjekjeje,” tha Rama të hënën.
Fox News Digital ka kontaktuar me Affinity Partners dhe SPAK-un për një koment.

Protestat nga qytetarët shqiptarë dhe organizatat jofitimprurëse nisën në maj, kur në vendin e propozuar u ngritën rrethime të mëdha të mbuluara me teli me gjemba, duke u bllokuar vendasve dhe turistëve qasjen në plazh. Të dielën, protestuesit u mblodhën para zyrave të qeverisë për të kërkuar përfundimin e projektit, si dhe dorëheqjen e Ramës.
Pas protestave të së dielës, u shfaqën pamje ku rojet private të sigurisë dukeshin se po sulmonin dhe po tërrhiqnin zvarrë një protestues përgjatë një shkëmbi. Disa roje dyshohet se kërcënuan demonstruesit e tjerë të cilët po përpiqeshin të hiqnin rrethimet dhe të ndalonin ndërtimin.
Licencat e dy kompanive private të sigurisë u revokuan pas këtij incidenti. Ndërkohë, rreth 15 protestues janë proceduar penalisht dhe shefi i policisë lokale është zhveshur nga detyrat e tij. /Marrë nga FOX NEWS – Përgatiti në shqip Zoom.al
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës