Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas protestave të zhvilluara kundër projektit në Zvërnec, duke bërë thirrje për më shumë dialog me qytetarët dhe duke theksuar se Shqipëria nuk duhet të humbasë një investim të tillë strategjik.
Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Braçe u ndal te pjesëmarrësit në protestën e mbajtur para Kryeministrisë, ku sipas tij kishte qytetarë të zakonshëm, ambientalistë dhe madje edhe socialistë që ndihen të lënë jashtë proceseve vendimmarrëse.
Deputeti i Partisë Socialiste deklaroi se protestuesit nuk duhen parë si armiq, por si qytetarë që kërkojnë të dëgjohen dhe të japin mendimin e tyre për një çështje me interes publik.
“Protesta kishte njerëz, qytetarë të thjeshtë, të zakonshëm, njerëz që kishin lënë angazhimet e tyre për të shprehur publikisht atë që kundërshtojnë. Mes tyre kishte edhe natyralistë dhe mbrojtës të mjedisit, të cilët duan të mirën publike dhe mbrojtjen e natyrës”, shkroi Braçe.
Ai theksoi se politika duhet të mësohet të bashkëjetojë me mendimin ndryshe dhe me qytetarët kritikë, duke shtuar se ata që protestojnë nuk duhen përjashtuar nga debati publik.
“Kishte edhe socialistë aty. I kam parë vetë dhe i njoh prej kohësh”, tha Braçe.
Reagimi i plotë i Erion Braçes:
PROTESTA-njerezit e saj, QEVERISJA-me ta, PROJEKTI-nuk duhet ta humbim!
Disa fjale per njerezit, socialistet gjithashtu
PROTESTA KISHTE NJEREZ-qytetare te shtjeshte, te zakonshem, shume te tille qe kishin lene angazhimet e tyre per te na thene me ze dhe publikisht, mendimin e tyre, ate qe ata kundershtojne. Me ta kishte edhe natyrdashes, natyraliste, quajini si te doni por thelbi i tyre eshte natyra, energjia e mire e natyres, te mirat qe vijne prej saj sot e ne afat te gjate per femijet sot e te ardhmen; DUHET TE MESOHEMI ME TE GJITHE KETA, JANE SI NE DHE DUAN TE MIREN PUBLIKE!
Patjeter duhet te refuzohen abuzuesit e perfituesit politike, urrejtesit politike, technofshistet dixhitale nga e djathta ne te majte-shares, fyes, shpifes, kercenues, trendi me i ri banal i politikes, me ta edhe dizinformuesit e ne fund te tyre rrugacet qe bertasin pa turp nga robt’ e tyre kore qe shajne robt’ e te tjereve, ne fakt te te gjitheve-te gjithe bashke shuuume me pak.
Kishte edhe SOCIALISTE aty, i pashe vete, i kam njohur ne rruget e ketij qyteti ne keta muaj!
DUHET TE QEVERISIM ME TA-njerezit qe na kane votuar. Socialiste, te majte, qytetare te thjeshte pa bindje politike por me besim tek ne, kane deleguar fuqine e tyre ME VOTE tek ne, na kane dhene mundesine te qeverisim; TE QEVERISIM ME TA, JO PA TA, PER TA DHE ME TA! Ata po na flasin perballe, ndihen te lene menjane, te perjashtuar nga procese vendimmarrese. Ata duhet te dine, te jene te informuar, te kene mundesi te pyesin, te marrin pergjigje, te flasin, te degjohen, te diskitojne e debatojne, te kritikojne, te kundershtojne, te miratojne nje vendimmarrje te plote e te qendrueshme; kjo nuk pengon, GARANTON!
SHQIPERIA NUK KA LUKSIN TE HUMBE NJE PROJEKT TE TILLE-humbja jone do jete luksi i atyre qe nuk duan ti konkurojme; ndaj une insistoj tek njohja e INTERESAVE LEGJITIME te natyralisteve qe jane edhe arsyeja pse ai projekt vjen ketu, INTERESAVE LEGJITIME te pronareve te ligjshem, atyre qe nuk e kane fituar pronen e njohur si fond pyjor duke e falsifikuar si toke bujqesore dhe ne emer te nje monoriteti apo me vendime abuzive te gjykatesve te korruptuar, INTERESAVE LEGJITIME te te gjithe atyre qe duan te perfitojne nga EKONOMIA; UNE MENDOJ QE JEMI NE KOHE-ende nuk ka nje leje ndertimi te miratuar, TE VENDOSIM NE EKUILIBER KETO INTERESA E TE FITOJME NJE PROJEKT TE MIRE E NE TE MIRE TE TE GJITHEVE, NE TE MIRE TE SHQIPERISE! Fitorja eshte gjithnje me e mire se humbja, do jete e te gjitheve, sic humbja do jete e te gjitheve; eshte nje ekonomi e tere pas atij projekti, njerez qe punesohen, te ardhura qe shtohen, prodhues qe shtohen e zgjerohen, ofrues sherbimesh qe zgjerohen po ashtu; mijera njerez ne kete zinxhir ekonomik! QUHET EKONOMI E GJELBER DHE KESHTU E GJERE E PERFSHIRESE BEN ME DEMOKRATIKE EKONOMINE./ Zoom.al