zoom

Aktualitet

Protestuesit çajnë kordonin e policisë, afrohen te hyrja e Kryeministrisë

Protestuesit çajnë kordonin e policisë, afrohen te hyrja e Kryeministrisë

Një moment tensioni u regjistrua gjatë protestës në Tiranë kundër ndërtimeve në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Një pjesë e protestuesve para Kryeministrisë kanë tentuar të afrohen më pranë hyrjes së institucionit, duke çarë për një moment kordonin e policisë.

Forcat e rendit kanë ndërhyrë menjëherë për të stabilizuar situatën, ndërsa drejtues të protestës kanë bërë thirrje për qetësi dhe shmangie të provokimeve.

Gjatë tubimit, qytetarët kanë reaguar edhe ndaj thirrjes së kryeministrit për dialog me një grup përfaqësuesish, duke e refuzuar këtë ofertë në mënyrë kategorike. Ata kanë përsëritur sloganin “Pa dorëheqje, s’ka dialog”, duke kërkuar që çdo bisedë të kushtëzohet me përgjegjësi politike.

Në duart e protestuesve janë parë pankarta dhe mesazhe të ndryshme kundër projektit dhe qeverisë, ku disa prej tyre kanë përdorur edhe gjuhë të ashpër politike dhe simbolike për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Organizatorët e protestës vijojnë të insistojnë se projekti në Zvërnec përbën rrezik për zonat e mbrojtura dhe kërkojnë pezullimin e tij të menjëhershëm./ Zoom.al.

Postime të lidhura