zoom

Aktualitet

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Pankarta ironike nga protesta e Zvërnecit

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Pankarta ironike nga protesta e Zvërnecit

Mes akuzave të forta dhe thirrjeve kundër qeverisë, protestuesit para Kryeministrisë nuk i kanë kursyer as ironitë në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Sali Berisha.

Siç shfaqet në një nga pankartat e protestës, një pamje e modifikuar, tregon Ramën që ‘puthet’ me Berishën, nën premtimin ‘deri sa vdekja t’i ndajë’.

Qytetarët e mbledhur në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë kanë bërë publike pesë kërkesa që, sipas tyre, synojnë mbrojtjen e interesit kombëtar dhe të pasurive publike të vendit.

Në deklaratën e tyre, protestuesit kërkojnë: Dorëheqjen e të gjithë qeverisë; Shfuqizimin e statusit që lidhet me investimet strategjike; Shfuqizimin e “Paketës së Maleve”; Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura; Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.

Postime të lidhura