Aplikacion
Çështja e Zvërnecit e “ndezur” në ditët e fundit ka tërhequr edhe vëmendje ndërkombëtare.
Një ambjentalist nga Italia, Angelo Bonelli thotë se kjo histori nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë.
Sipas tij ka të bëjë me pushtetin e miliarderëve mbi demokracinë.
“Shqipëria po bëhet një laborator për spekulime të reja ndërkombëtare: ishuj të shitur Kushnerit, dhëndrit të Trumpit, plazhe të mbrojtura nga buldozerë dhe protestues të sulmuar. Ka të bëjë me mjedisin, demokracinë dhe sovranitetin.”- shkruan ambjentalisti italian.
https://www.instagram.com/reel/DZDJkKWCVU_/?utm_source=ig_web_button_share_sheet
Projekti i Zvërnecit a sjellë reagime të shumta edhe brenda vendit duke shkaktuar protesta masive në tre ditët e fundit.
Kjo për shkak të mungesës së transparencës, rrethimit të zonës ku do të zhvillohen punimet dhe dhunës ndaj protestuesve dhe banorëve të zonës nga punonjës të shoqërive private të sigurisë në prezencë të policisë.
Kryeministri Edi Rama ka dënuar dhunën dhe rrethimine zonës por është zotuar se nuk do të tërhiqet nga projekti që sipas tij do t’i sjellë Shqipërisë miliarda euro.
Ditën e sotme, shefi i qeverisë iu dërgoi një ftesë për të folur protestuesve, ftesë e cila u hodh poshtë në protestën e kësaj të marte përmes thirrjeve në kor.
Zoom.al/
Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, Aurela Gaçe me lot në sy: Do e mbaj premtimin