Aplikacion
Vetëm pak orë pas shpërthimit të skandalit që kërcënonte të fuste Shqipërinë në një tjetër telash financiar, SPAK ka bërë një prapakthehu të fortë.
Burime konfidenciale thanë për Zoom.al se SPAK ka vendosur këtë të martë të lirojë plotësisht llogaritë bankare dhe të heqë sekuestron ndaj shumës prej 200 milionë eurosh të vëllezërve miliarderë nga Katari, Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat.
Ky vendim vjen si një lëvizje emergjente për të shmangur një përplasje ligjore me pasoja katastrofike në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit (ICSID), ku gjigandët e Katarit dhe partneri i tyre strategjik, Jared Kushner, kishin bërë gati paditë miliardere për dëm imazhi dhe fitim të munguar.
Ngrirja e parave të investitorëve strategjikë vuri në lëvizje studiot e tyre ligjore, të kontraktuara nga kompanitë “Urbacon Trading and Contracting” dhe “Sazan Operations Holding”.
Burimet konfirmojnë se ndërsa pararë e Katarit janë zhbllokuar për të mos krijuar incident diplomatik dhe financiar, hetimi penal mbi tjetërsimin e pronave në Zvërnec nuk ka ndaluar.
SPAK do të vazhdojë verifikimet e thelluara mbi projektin./ Zoom.al