Aplikacion
Një tjetër protestë kundër projektit në zonën e Zvërnecit pritet të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Qytetarët kanë paralajmëruar grumbullimin para Kryeministrisë në orën 18:00, duke vijuar kundërshtimin ndaj investimit që sipas tyre cenon një zonë të mbrojtur natyrore.
Tubimi i sotëm vjen pas protestës së një dite më parë, ku mijëra qytetarë marshuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pasi u mblodhën fillimisht pranë Ministrisë së Brendshme. Gjatë protestës u bënë thirrje kundër projektit dhe u kërkua ndalimi i menjëhershëm i punimeve në Zvërnec.
Protestuesit pretendojnë se territori publik po favorizon interesa private dhe se projekti rrezikon mjedisin dhe pasuritë natyrore të zonës. Ata shprehen se kundërshtimi i tyre lidhet me mbrojtjen e tokës, komunitetit dhe të ardhmes së vendit.
Mobilizimi i qytetarëve erdhi pas tensioneve të shënuara gjatë protestës së mbajtur të shtunën në Zvërnec, ku pati përplasje mes qytetarëve dhe rojeve private të sigurisë dhe një prej protestuesve u tërhoq zvarrë.
Organizatorët kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke kërkuar transparencë dhe mbrojtje të zonave të konsideruara pasuri natyrore dhe publike./ Zoom.al
Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, Aurela Gaçe me lot në sy: Do e mbaj premtimin