zoom

Lajme

Antonio Costa: S’flas dot për Zvërnecin, por Shqipëria duhet të jetë në përputhje me legjislacionin e BE-së!

Antonio Costa: S’flas dot për Zvërnecin, por Shqipëria duhet të jetë në përputhje me legjislacionin e BE-së!

Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa në fjalën e tij në konferencë më kryeministrin Edi Rama u pyet për Zvërnecin.

Gjatë fjalës së tij Costa theksoi se në procesin e anëtarësimit pritet që Shqipëria të jetë në përputhje me legjislacionin e BE përfshirë mjedisin.

“Në procesin e anëtarësimit pritet që Shqipëria të jetë në përputhje me legjislacionin e BE përfshirë mjedisin. Nuk mund të flas për një projekt të veçantë…Me rëndësi është vënia në zbatim e legjislacionit Europian në Shqipëri”, tha ai.

Më tej, Antonio Costa, vlerësoi angazhimin e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian, por i bëri thirrje qeverisë që të përshpejtojë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke e cilësuar këtë si një nga prioritetet kryesore në rrugën drejt integrimit europian.

“Shqipëria ka përmbushur piketat e ndërmjetme për grup kapitullin e parë për Themeloret. Kjo tregon se shtetet anëtare kanë vlerësuar angazhimin për të ecur përpara drejt BE. Ky është fillimi i një faze tjetër impenjative, që do të përqendrohet te çështja e zbatimit dhe historiku që do të ketë Shqipëria.

Këto reforma, më shumë sesa kushte të vendosura nga BE, janë zgjedhje nga ana juaj për institucione të forta demokratike. Që dmth një angazhim i vazhdueshëm politik për sundimin e ligjit dhe ruajtjen e një gjyqësori të pavarur janë themelore thelbësore për anëtarësimin.

Ju inkurajoj që të përshpejtoni përpjekjet tuaja për luftën e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha mes të tjerash ai.

Postime të lidhura