zoom

Aktualitet

E PLOTË/ Vrasja e Gilmando Danit në Rinas, çfarë dihet deri më tani

E PLOTË/ Vrasja e Gilmando Danit në Rinas, çfarë dihet deri më tani

Një atentat me armë zjarri ndodhi këtë të martë pasdite pranë rrethrrotullimit të aeroportit të Rinasit, duke lënë të vdekur Gilmando Danin, 47 vjeç, dhe të plagosur rëndë Muçi Shaljanin (Sheqeri), 40 vjeç, i cili prej 3 muajsh shërbente si agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Gilmando Dani

Sipas të dhënave paraprake, Dani dhe Shaljani kishin ardhur sot në Shqipëri nga Barcelona në orën 13:55. Të dy ata ishin larguar nga vendi në datën 7 nëntor dhe makinën e kishin lënë të parkuar në parkingun e terminalit.

Pak minuta pas largimit nga terminali, automjeti i tyre, një “Benz” i bardhë i blinduar me targa AB 099 UO, u qëllua me breshëri plumbash nga një mjet tip “Toyota” me targa greke.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:15, në një zonë me trafik të dendur dhe për pasojë, pati edhe dëme materiale e xhama të thyer në bizneset aty pranë.

Gilmando Dani, i cili ndodhej në sediljen e pasagjerit, u vra në vend, ndërsa Shaljani, që drejtonte automjetin, u plagos në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike në Spitalin e Traumës. Shaljani është i afërmi i drejtorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Rigers Sheqeri.

Muçi Shaljani (Sheqeri)

Pas sulmit, autorët u larguan me shpejtësi në drejtim të Fushë-Krujës, ku pak më vonë u gjet i djegur automjeti “Toyota”, që dyshohet se është përdorur në atentat. Makina dyshohet se ka armë brenda dhe forcat e policisë e kanë të vështirë të afrohen sepse plasin plumbat.

Gilmando Dani ishte një emër i njohur për policinë dhe njihej si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

Ai ka qenë i dënuar me 12 vite burg për gjobëvënie në kuadër të grupit të Shullazit dhe ishte liruar me kusht në tetor 2024, pasi kishte vuajtur pjesën më të madhe të dënimit./ Zoom.al

Postime të lidhura