Aplikacion
Dali pamjet filmike të ekzekutimit të Gilmando Danit dhe plagosjes së shoferit të tij, punonjësit të AMP-së, Muçi Sheqeri. Pamjet janë marrë nga një kamera sigurie në afërsi të rreth-rrotullimit të aeroportit ndërkombëtar të Rinasit.
Ngjarja, siç shihet në pamjet filmike të publikuara nga shteg.org, ka ndodhur në më pak se një minutë.
Pasi e qëllojnë me breshëri kallashnikovi makinën S Class të bardhë të Gilmando Danit, njëri nga 3 atentatorët i afrohet mjetit dhe e qëllon disa herë të tjera Danin. Më pas makina e tyre, një Toyota ngjyrë gri largohet me shpejtësi në drejtim të Tapizës.
Automjetet e tjera lëvizin të pashqetësuara, ndërkohë që vetëm 2 minuta pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar kalojnë pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
Ngjarja ndodhi në orën 14:20. Autorët ishin të maskuar dhe të veshura me uniforma që ngjajnë me ato të policisë.
Pas atentatit, autorët e dogjën makinën në fshatin Halil të Krujës. /Zoom.al