Aplikacion
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar për atentatin dje në Rinas, ku u vra krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe u plagos agjenti i këtij institucioni, Muçi Shaljani allias Sheqeri.
Ndërkohë, drejtori Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burime pranë DSIK, institucion që verifikon pastërtinë e figurës për punonjës të AMP-së bëjnë me dije se Muçi Sheqeri nuk rezulton të ketë pasur certifikatë sigurie, ndaj ka nisur një hetim për të zbuluar mënyrën e punësimit të tij pranë Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.
Sheqeri është punësuar në muajin shtator kur institucioni drejtohej nga Artiol Saliasi. Ai ka patur nje kontratë 3 mujore si fillim në AMP, që i mbaronte në gjysem te dhjetorit.