zoom

Aktualitet

Pamje të reja nga atentati në Rinas/ Tre persona i bëjnë pritë makinës së Gilmando Danit dhe qëllojnë pa pushim

Pamje të reja nga atentati në Rinas/ Tre persona i bëjnë pritë makinës së Gilmando Danit dhe qëllojnë pa pushim

Publikohen pamje të reja nga atentati i ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, ku humbi jetën Gilmando Dani dhe u plagos rëndë miku i tij Muçi Shaljani (Sheqeri).

Një video e siguruar nga Zoom.al tregon momentin kur automjeti tip “Mercedes Benz”, në të cilin udhëtonte Dani, bie në pritë.

Vrasësit presin në rrethrrotullimin e bustit të “Nënë Terezës” në anën e Ark Hotel. Më pas zhvendosen nga ana tjetër e rrethrrotullimit, pak metra larg hyrjes VIP të aeroportit.

Në pak sekonda shfaqet makina Mercedes Benz S Class e bardhë ku udhëtonte Gilmando Dani si pasagjer dhe Muçi Shaliani (Sheqeri) si shofer. Tre nga atentatorët zbresin nga makina dhe nisin të qëllojnë me breshëri automatike, ndërsa shoferi i Toyota-s qëndron brenda.

Makina e Gilmando Danit ndalon disa metra më tej, në krah të kundërt te rrethrrotullimit, ndërsa njëri nga autorët afrohet pa nxitim dhe qëllon sërish për t’u siguruar se shënjestra ka mbetur e vdekur. I bllokohet automatiku, por një prej bashkëpunëtorëve i jep një tjetër armë. E hedh atë në tokë dhe i afrohet Gilmando Danit fare pranë dhe e qëllon disa herë me pistoletë.

Atentatori tjetër e qëllon sërish makinën në ikje.

Ngjarja e ndodhur në mes të ditës dhe u realizua me një saktësi të lartë, çka tregon se atentatorët e kishin planifikuar në detaje. Policia po vijon hetimet për të identifikuar autorët, por deri tani ka dështuar në kapjen e autorëve. Deri tani ajo ka arrestuar dy policë të Komisariatit nr.3, pasi dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për Muçi Shaliani (Sheqeri)., pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë. Ky detyrim i papërmbushur është i përcaktuar në dispozitat e ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe ligjet që normojë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese, gjë që ka sjellë punësimin e këtij shtetasi pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. / Zoom.al

Postime të lidhura