Aplikacion
Të tjera të dhëna dramatike bëhen publike për mediat në lidhje me ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit dhe shoferit të tij, agjentit të AMP-së, Muçi Shaljani.
Pamjet e tjera të siguruara nga “shteg.org” tregojnë se vetëm 2 minuta pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar, kalojnë pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
Në fund të videos dallohet makina e policisë e cila prin autokolonën dhe makinat e tjera të delegacionit që e shoqërojnë.
Ky moment tregon se sa i rëndë ka qënë ekzekutimi mafioz i kryer në një prej zonave më të sigurta të vendit, ku plumbat e lëshuar breshëri me kallashnikov mund të mos kishin kursyer as kalimtarët e thjeshtë, por as delegacionet e vendeve partnere.