zoom

Aktualitet

Atentati/ Spanja i kthen përgjigje Shqipërisë për rekordet kriminale të Gilmando Danit dhe Muçi Sheqerit

Atentati/ Spanja i kthen përgjigje Shqipërisë për rekordet kriminale të Gilmando Danit dhe Muçi Sheqerit

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar autoritetet shqiptare se Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri nuk kanë precedentë penalë në Spanjë. Ky informacion vjen ndërsa hetimet shqiptare mbi atentatin mafioz, ku të dy humbën jetën, po përpiqen të zbardhin aktivitetin e tyre jashtë vendit.

Sipas burimeve nga hetuesia, dyshohet se organizimi i atentatit mund të ketë nisur që nga momenti kur Dani dhe Sheqeri u nisën nga Rinasi drejt Barcelonës më 7 nëntor, duke pritur vetëm kthimin e tyre. Vrasësit dyshohet se kanë marrë informacion se ata ishin nisur për në Spanjë, çka e bëri këtë itinerar një element kyç në hetim.

Spanja ka njoftuar gjithashtu se gjatë qëndrimit katër ditor në Barcelonë, Dani dhe Sheqeri janë llogaritur si turistë dhe autoritetet atje nuk disponojnë informacion apo prova që të tregojnë se ata janë ndjekur apo vëzhguar nga persona të tjerë gjatë lëvizjeve të tyre.

Ndërsa hetimet në Shqipëri vijojnë, policia ka identifikuar disa persona të dyshuar, por ende nuk ka prova konkrete që të çojnë te autorët e atentatit. Gjatë hetimeve janë marrë në pyetje shumë individë, por nuk është përftuar asnjë e dhënë e re që mund të sqarojë përgjegjësit./Zoom.al

Postime të lidhura