Aplikacion
Në “vendin më të sigurt në rajon”, sipas një ekspertit të turizmit që i bënte ministrisë së Brendshme PR-in duke promovuar Shqipërinë, një biznesmen u ekzekutua para karburantit të tij në Elbasan.
Vrasja e Mond Mëhallës është vetëm krimi i radhës në zinxhirin e krimeve, nga ato mafiozet, tek ato të rëndomtat.
Ajo ndodh ende pa u harruar atentati në rrethrrotullimin e Aeroportit të Rinasit, ku 3 persona ekzekutuan me kallashnikov në mes të ditës Gilmando Danin dhe Muçi Sheqeri.
Këto janë prova kokëforta se siguria nuk matet me PR apo me emërime shokësh në Policinë e Shtetit.
Ajo matet me numrin e kriminelëve të kapur, që policië i mungon si bilanc. Matet me numrin e viktimave që sa vjen e rritet. Matet me 6 kilogramë e heroinës që Ilir Proda thotë se janë kapur për 2 vjet në Durrës, një prej porteve kryesore të hyrjes së kokainës nga Amerika Latine, sipas disa raporteve ndërkombëtare.
Sot policia nuk ka më nën kontroll asgjë. Ajo nuk i mbron dot më qytetarët e saj. Përgjimet e Sky Ecc treguan se policët dhe shefat e policisë mbrojnë bandat e krimit cep më cep të vendit.
LEXO EDHE: https://zoom.al/jemi-kolege-perse-krimi-dhe-biznesmenet-me-probleme-po-rekrutojne-policet/
Me këtë polici, Shqipëria nuk mund të konkurojë më me Maldivet, por me Meksikën dhe Kolumbinë. Vetëm atje bandat kriminale kryejnë atetante në mes të ditës pa u hyrë gjëmb në këmbë, sepse policia është e lodhur dhe e paaftë për t’i kapur. Vetëm në këto vende paratë e vrasësve dhe trafikantëve shndërrohen në kulla shumëkatëshe e resorte luksoze. Dhe vetëm më vende të tilla shefat e policisë vihen tërërisht në shërbim të krimit dhe shohin si problem qytetarët që kërkojnë siguri e mediat që denoncojnë skandalet.
Dhe sa kohë kjo situatë mbetet kështu, me një polici të lidhur me krimin dhe një qeveri të mbytur në korrupsion, qytetarëve u mbetet vetëm një lutje e vjetër: “Ju ruajt Zoti”, se shteti nuk ju ruan më. /Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari