zoom

Aktualitet

“Internove oficerin që të arrestoi shokun trafikant, i ke dhënë mesazhin me të ndyrë policisë”. Deputetët kryqëzojnë kreun e policisë, Ilir Proda (VIDEO)

“Internove oficerin që të arrestoi shokun trafikant, i ke dhënë mesazhin me të ndyrë policisë”. Deputetët kryqëzojnë kreun e policisë, Ilir Proda (VIDEO)

Debate të forta në Komisionin e Punëve të Brendshme.

Deputeti Flamur Noka akuzon drejpërdrejt drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, se largoi nga puna shefin e Komisariatit Nr.2 në Tiranë, Ritvan Palin, vetëm është mik i ngushtë i kreut të policisë.

“E internove në Kukës se të arrestoi shkokun e ngushtë narkotrafikant. I ke dhënë mesazhin më të ndyrë policisë së shtetit”, i tha Noka.

Ndërsa Proda, drejtori më i akuzuar në historinë e Policisë së Shtetit për lidhje të drejpërdrejta me bandat më të rrezikshme në vend, iu përgjigj me ironi: “Në qoftë se të shërbesh në Kukës qenka persekutim, ky është problemi juaj zoti Noka, jo i imi. Pyeteni se përse ka dhënë dorëheqjen, meqë mbakeni kontakt”.

Por Ilir Proda nuk ka dhënë asnjëherë sqarime se përse e largoi Ritvan Palin nga Komisariati 2 në Tiranë menjëherë pas operacionit të suksesshëm për arrestimin e të shumëkërkuarit Altin Morina.

Postime të lidhura