zoom

Troç

Policët e Ilir Prodës, me rendin apo me krimin?

Policët e Ilir Prodës, me rendin apo me krimin?

Çfarë po ruan policia në Shqipëri, rendin apo krimin? 

Le ta themi troç: efektivë të policisë kapen herë pas here si pjesë e bandave kriminale. Rasti i antentatit tëmesditës së sotme në rreth-rrotullimin e aeroportit të Tiranës, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, një prej emrave më të njohur të krimit në vend, është një këmbanë e fortë alarmi.

 Shoferi i tij, që mbeti i plagosur, është Muçi Sheqeri (Shaljani). Ai rezulton të jetë agjent i AMP-së, Agjencisë sëMbikqyrjes Policore, një strukturë që mbikqyr të gjithë punonjësit e policisë që të mos shkelin ligjin. 

Por siç tregon atentati i sotëm, në vend që të ishte duke kryer detyrën shtetërore, ai u gjend në timonin e makinës së një personi me precedent të rrezikshëm kriminalë, si Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. 

Vetëm ky fakt hedh në erë besimin e qytetarëve tek policët që duhet t’i mbrojnë. Nëse një efektiv policie i bën shenjë një qytetari të ndalojë, ai duhet të llogarisë nëse personi në uniformë i shërben ligjit apo ndonjë bande? Ka jo pak raste kur efektivë policie kur janë në detyrë u kërkojnë llogari qytetarëve për shkelje të papërfillshme ligji dhe pas 8-orarëshit vihen në shërbim të krimit. 

Por siç dihet, peshku qelbet nga koka. Në krye të policisë është Ilir Proda, një zyrtar të cilit SPAK i ka sekuestruar telefonin, pasi dyshon se ai është i përfshirë në ngjarje kriminale, në rrjedhje informacioni ndaj një organizate kriminale. Opozita e akuzon se ai është shërbëtor i Troplinëve (Pojave) të Durrësit dhe Suel Çelës. Nëse ai ka lidhje me bandat, çfarë mund të presin qytetarët nga policia? 

Që kur Ilir Proda ka marrë drejtimin e policisë, përjashtohen apo largohen nga detyra të rëndësishme oficerë profesinistë, që nuk janë pjesë e “strukturave” të bandave kriminale. Parandalimi i ngjarjeve të rënda është në nivele kritike, si asnjëherë më parë. Droga dhe pastrimi i parave, siç raportojnë jo pak media të huaja si “Folloë the Money” janë në nivele të frikshme. 


Por ngjarja e sotme nuk është më një akuzë mediatike. Ajo është një fakt. Pas kësaj Ilir Proda mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, por qytetarët nuk mund të kenë më besim te ai dhe policia që ai drejton dhe çdo ditë e më shumë do të kenë dyshime nëse policia që ata paguajnë me taksat e tyre, u shërben atyre apo krimit të organizuar? /Zoom.al

Postime të lidhura