zoom

Aktualitet

Policia reagon për atentatin në Rinas: I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë

Policia reagon për atentatin në Rinas: I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë

Policia ka dhënë informacion zyrtar për atentatin në Rinas këtë të martë, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, 47 vjeç dhe u plagos një tjetër.

Policia sqaroi se në momentin e ngjarjes, Dani dhe personi tjetër i plagosur ndodheshin në makinë.

Ata u qëlluan me breshëri nga persona ende të paidentifikuar, që lëviznin me një mjet të blinduar me targa greke.

Sipas policisë, i plagosuri me inicialet M. Sh. ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ Zoom.al

Postime të lidhura