zoom

Aktualitet

DETAJE/ Gilmando Dani sapo kishte zbritur nga avioni kur u qëllua me breshëri

DETAJE/ Gilmando Dani sapo kishte zbritur nga avioni kur u qëllua me breshëri

Hetimet e deritanishme zbardhin detaje të reja nga atentati në Rinas.

Gilmando Dani, që u vra me breshëri plumbash te rrethrrotullimi, sapo ishte kthyer nga Barcelona në Shqipëri.

Burime për Zoom.al konfirmojnë se ai kishte vetëm pak minuta që kishte zbritur nga avioni.

Pasi ka dalë nga aeroporti, Dani ka hipur në makinë, ku pritej nga Muçi Shaljani (Sheqeri).

Në atë moment, ata janë qëlluar nga autorë të paidentifikuar që ndodheshin në një makinë tjetër.

Gilmando Dani mbeti i vrarë në vend, ndërsa Muçi Shaljani u plagos rëndë. Autorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës. Ata po lëviznin me një makinë tip “Toyota” me targa greke.

Nga të shtënat janë thyer edhe xhamat e lokaleve dhe bizneseve të tjera aty pranë.

Ndërkohë, një makinë po digjet në fshatin Halil. Dyshohet se ajo u përket autorëve të ngjarjes. Gilmando Dani ishte krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Ai ishte liruar nga burgu në tetor të vitit 2024./ Zoom.al

Postime të lidhura