Aplikacion
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Rinas, pranë zonës së aeroportit, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Viktimë ka mbetur pasagjeri Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiliano Shullazit, teksa drejtuesi i mjetit po lufton për jetën.
Raportohet se një breshëri arme u qëllua në drejtim të automjetit tip Benz ngjyrë e bardhë, me të cilin po udhëtonin viktima dhe i plagosuri. Ngjarja ndodhi te rrethrrotullimi afër aeroportit të Rinasit, saktësisht në Qafë Kashar-Rinas.
Sipas të dhënave paraprake, autorët janë larguar me një Toyota Yaris.
Zoom.al ka siguruar pamjet nga vendngjarja e krimit.