Aplikacion
40-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri), që mbeti i plagosur në atentatin mafioz këtë të martë në Rinas, dyshohet se është agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Ai ndodhej në të njëjtën makinë me Gilmando Danin kur ndodhi atentati. Sipas informacioneve paraprake, Shaljani kishte shkuar për të marrë me makinë Danin nga aeroporti pasi ky i fundit sapo ishte kthyer me avion nga Barcelona.
Muçi Shaljani është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës. Mësohet se ai ka marrë plumba në kokë dhe mjekët po luftojnë për ta mbajtur në jetë./ Zoom.al