zoom

Aktualitet

EMRI/ Viktima në Rinas, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit (VIDEO)

EMRI/ Viktima në Rinas, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Rinas këtë të martë, 11 nëntor. Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur rëndë nga një atentat me armë zjarri.

Viktimë e atentatit është Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. I plagosuri tjetër është me mbiemrin Muça. Makina luksoze ndaj të cilit u qëllua me breshëri plumbash është në pronësi të Elvis Kosovës, emër i njohur për autoritetet.

Makina ishte e blinduar, ndërkohë që ndaj Danit është bërë atentat dhe dy herë më parë, por mbeti i plagosur. Ngjarjet ndodhën në vitet 2011 dhe në 2015. 

Gilmando Dani  u dënua me 12 vite burg në nëntor të vitit 2018 si pjesë e grupit të Shullazit për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal. Ai u lirua në vitin 2023 pasi kreu 3/4 e dënimit.

Siç duket edhe nga këto pamje, viktima ka qenë duke lëvizur në një makinë të bardhë. Disa kalimtarë të rastit, por edhe policë kanë shkuar në ndihmë për të hapur mjetin.

Postime të lidhura